Sunday, February 5, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home OPINION

Andi Koçi, ky guximtar i çmendur

03.03
in OPINION
Reading Time: 3 mins read
0 0
A A
0
Andi Koçi, ky guximtar i çmendur
Share on FacebookShare on Twitter

OPINION/ NGA ERVIN BAKU

Andi Koçi është një gjyqtar futbolli. Gjyqtar i mirë futbolli. Së fundi edhe gjyqtar i FIFA-s. Dhe i bën nder stemës së qeverisë botërore të futbollit. Të dielën e kaluar Koçi ishte në Kukës. Për të gjykuar një ndër ndeshjet vitrinë të kampionatit tonë të futbollit, Kukësi-Partizani. Zakonisht ulemi dhe shkruajmë për të kritikuar gjyqtarët. Shpeshherë me të drejtë. Për gabimet e tyre njerëzore dhe jo-njerëzore. Rrallëherë gabojmë edhe ne gazetarët. Në gjykimet tona për gjykimet e tyre.

U ula këtë herë për të lavdëruar performancën e fundit të Koçit. Për të evidentuar edhe guximin e çmendur të tij. Ishte një risi shumë e bukur. Që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nga ai vetë po e po, por edhe nga kolegët e tij. “Çfarë bëri ai”, do pyesni ju? Gjithçka duhet futur në kontekstin e duhur. Nuk po gjykonte ndeshjen Memaliaj-Gramshi, me gjithë respektin maksimal për këto skuadra. Kukësi-Partizani ishte ndeshja kryesore e javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Luanin dy nga tre pretendentët për titullin kampion. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Bukurinë e së cilës nuk e prishën dot as gurët e hedhur nga jashtë stadiumit në drejtim të tifozëve të Partizanit, as thyerja e stolave nga këta të fundit.

Gjytari Andi Koçi ka një meritë të jashtëzakonshme në bukurine dhe spektaklin e kësaj sfide. Ai gjykoi në mënyrë të drejtë dhe perfekte ndeshjen. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë. Sepse bëri vetëm detyrën. Por, ai me një guxim të çmendur lejoi një lojë të fortë dhe burrërore. Në një balancë si të ndarë me thikë për të dyja skuadrat dhe një fair-play të admirueshëm. Komplimenta të sinqertë Andi Koçi! Kjo performancë kërkon shumë inteligjencë.

Pa folur për zotësinë në gjykim. Për të gjithë ata/o që e kanë ndjekur ndeshjen, të jepej përshtypja që kishim të bënim me një sfidë të kampionatit anglez. Për mua, kampionati më i bukur në botë. Pra shijuam një ndeshje “angleze” në Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Të gjithë ata/o që duan futbollin e bukur dhe të vërtetë, e shijuan. Pa mërzitjen e rënies pafund të bilbilit. Ose siç themi në zhargonin sportive, “e bëri lojën bilbil”. Çfarë tregoi kjo performancë e fundit e gjyqtarit Andi Koçi? Që ne kemi gjyqtarë shumë të mirë në kampionatin shqiptar. Po po, shumë të mirë. Shumë më të mirë se vetë niveli i kampionatit. Që kur duan, na lënë me “gojë hapur”.

Për mirë. Pse e them këtë? Ne nuk prodhojmë një futboll shumë të shpejtë. Me kombinacione pafund dhe me veprime spektakolare. Gjyqtarët kanë mundësi t’i menaxhojnë shkëlqyeshëm ndeshjet. Kampionati kombëtar i futbollit ka hyrë në një fazë shumë interesante. Tri skuadra luftojnë për titullin kampion. Dhe të paktën katër të tjera luftojnë për të qëndruar në elitë. Çdo javë, performanca e gjyqtarëve do të shikohet me lupë. Është në nderin e tyre të bëjnë më të mirën, me sa më pak gabime. Qofshin këta edhe njerëzorë. Që në fund çdo skuadër të marrë atë që ka dhënë. Atë që meriton. Shqipëria ka shumë gjyqtarë futbolli. Por sot, kampionati shqiptar ka shumë nevojë për më shumë Andi Koçë dhe më shumë Lorenc Jeminë.

Previous Post

Lajmi i fundit/ Një tjetër sukses në Beograd, një shqiptar që po çmend Serbinë

Next Post

Fitoi çmimin “Lojtari i muajit”, Koliçi i Kukësit: Titulli, trofeu i fundit që duhet fituar

Të Lidhura

OPINION/ Me yjet, për yjet, në Shkodrën e yjeve…
OPINION

OPINION/ Me yjet, për yjet, në Shkodrën e yjeve…

28.12
Të shohësh Angli-Francë në Ersekë
KRYESORE

Të shohësh Angli-Francë në Ersekë

11.12
OPINION/ Jepini Luizës 100 metra rrugë tani…
KRYESORE

OPINION/ Jepini Luizës 100 metra rrugë tani…

21.08
OPINION/ Partizani, Ledio Pano dhe puthadorët e presidentit
OPINION

OPINION/ Partizani, Ledio Pano dhe puthadorët e presidentit

27.07
Opinion/ Finalen e 25 majit e solli Duka në Tiranë, kurse Rama… autobusin
OPINION

Opinion/ Finalen e 25 majit e solli Duka në Tiranë, kurse Rama… autobusin

24.05
Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!
KRYESORE

Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!

22.03
OPINION/ Erdha, pashë dhe fitova!
OPINION

OPINION/ Erdha, pashë dhe fitova!

16.03
EDITORIAL/ Lotët e Armando Brojës… Kampion ngrije kokën, së shpejti mister Reja do iu shijojë nga televizori
KOMBETARJA

EDITORIAL/ Lotët e Armando Brojës… Kampion ngrije kokën, së shpejti mister Reja do iu shijojë nga televizori

15.11
Load More
Next Post
Fitoi çmimin “Lojtari i muajit”, Koliçi i Kukësit: Titulli, trofeu i fundit që duhet fituar

Fitoi çmimin "Lojtari i muajit", Koliçi i Kukësit: Titulli, trofeu i fundit që duhet fituar

Please login to join discussion








Të Fundit

Ditë e trishtë për trajnerin e Tiranës: Vëlla i dashur na le boshllëk të madh

Ditë e trishtë për trajnerin e Tiranës: Vëlla i dashur na le boshllëk të madh

04.02
Medalje e artë për xhudisten shqiptare, reagon Ministri Niko Peleshi: Krenarë për vajzën tonë

Medalje e artë për xhudisten shqiptare, reagon Ministri Niko Peleshi: Krenarë për vajzën tonë

04.02
Klimë pozitive te Laçi, kurbinasit gati për Partizanin

Klimë pozitive te Laçi, kurbinasit gati për Partizanin

04.02
VIDEO/ Super Edon ZHEGROVA, sulmuesi i Kosovës shkëlqen në Francë, gol dhe 2 asiste nga 23-vjeçari

VIDEO/ Super Edon ZHEGROVA, sulmuesi i Kosovës shkëlqen në Francë, gol dhe 2 asiste nga 23-vjeçari

04.02
VIDEO/ Bajrami debuton me Sasuolon, mesfushori kuqezi mposht Atalantën e Berat Gjimshitit

VIDEO/ Bajrami debuton me Sasuolon, mesfushori kuqezi mposht Atalantën e Berat Gjimshitit

04.02
FOTO/ Skënder GEGA “mesazh” për Partizanin, trajneri kampion ka dy fjalë për të kuqtë

FOTO/ Skënder GEGA “mesazh” për Partizanin, trajneri kampion ka dy fjalë për të kuqtë

04.02
VIDEO/ Ngec Atletico Madrid, Getafe “zhytet” në fundin e tabelës

VIDEO/ Ngec Atletico Madrid, Getafe “zhytet” në fundin e tabelës

04.02
Agjenti i Berishës: Etriti është lojtar për Serie A, Torino nuk u tregua korrekte

“Sirena” turke për Etrit BERISHËN, Torinos i “peshon” shumë rroga e gardianit

04.02

Cila skuadër e Superiores ka më shumë nevojë për merkato në janar për objektivat sezonalë?

View Results

Loading ... Loading ...
Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In