Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ancelotti me “këmbë në tokë” para sfidës me Liverpool: Nuk duhet ta llogarisim ndeshjen e parë

Shkruar nga NEWSPORT
Ancelotti me “këmbë në tokë” para sfidës me

Carlo Ancelotti foli në prag të sfidës që ekipi i tij Real Madrid do të zhvillojë kundër Liverpool nesër në “Bernabeu”. Ky takim është i vlefshëm për ndeshjen e kthimit në 1/16 e Champions. Në “Anfield” madrilenët fituan me rezultatin e thellë 2-5.

Për “Sky Sports” italiani u shpreh: “Ne duhet ta llogarisim ndeshjen e parë dhe duhet të luajmë mirë.

Benzema? Kishte një problem me kyçin e këmbës por është zgjidhur. Vetëm Alaba është jashtë, skuadra është fizikisht mirë. Të kesh Karim është e rëndësishme, gjithashtu të kesh një ekip të mësuar me këto ndeshje dhe këto presione, kam besim në këtë Champions League.

Vinicius vendimtar? Për momentin po, ai po ecën shumë mirë, po vazhdon të rritet dhe kjo është vendimtare.

A po e shihni aftësinë e Kvaratskhelias në Serie A? Ai është një lojtar i madh, ai po bën mirë tek Napoli dhe partneriteti me Osimhen është shumë efektiv."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga