
Real Madrid do të ndeshet nesër kundër Espanyol në “Bernabeu”. Madrilenët nuk do të kenë të gatshëm për këtë sfidë Karim Benzema. Francezi mori një dëmtim në mesjavë në stërvitje në kyçin e këmbës. Javën e ardhshme në mesjavë “Los Blancos” do të presin Liverpool në shtëpi për aktin e dytë në 1/16 e Champions League.
Por përpara takimit me Espanyol tekniku i Real, Ancelotti konfirmoi se Benzema nuk do të jetë i pranishëm për këtë sfidë. Por italiani u shpreh se sulmuesi do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Liverpool. “Ai kishte një dëmtim në kavilje”, shprehet Ancelotti. “Ai filloi stërvitjen individuale sot dhe do të jetë i gatshëm kundër Liverpool.”
Poll