Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ancelotti gati t’i jap Modric rolin e ri: Është i paprekshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Ancelotti gati t’i jap Modric rolin e ri: Është i

Carlo Ancelotti ka etiketuar si të paprekshëm mesfushorin e “Los Blancos” Luka Modric. 37 vjeçari ka qenë gjithnjë një pjesë integrale e mesfushës madrilene. Por tani për teknikun italian, Modric duhet t’i përshtatet një roli të ri.

Kroatit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ka qenë në vështirësi për të arritur formën e tij pas Botërorit. Modric ka startuar vetëm 7 nga 14 ndeshjet e Real pas Kupës së Botës. Ai ishte në stol në fitoren e Real përballë Elche mbrëmë. Sapo u fut në fushë realizoi një gol të bukur duke vulosur fitoren 4-0.

Ancelotti e lavdëroi impaktin e yllit të Real pas fitores mbrëmë. Për të Modric mund t’i shkojë një rol si zëvëndësues në të ardhmen.

“Modric është një lojtar i paprekshëm për mua”, tha Ancelotti për “Diaro AS”.

“Por unë mendoj se çdokush është i rëndësishëm për ne. Unë nuk mund të vendos 11 lojtarë të njëjtë çdo ndeshje, duhet të bëj rotacion. Tani ai po gjen nivelin e tij më të mirë. Kroos u fut si zëvëndësues në Bilbao dhe shënoi, Modric e bëri sot. Nga stoli ata mund të vazhdojnë të kontribuojnë për gola Nuk e di nëse do të bini dakord me mua 100%, por kështu thonë statistikat”, ka përfunduar Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga