Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ançeloti i "vjedh" talentin Interit, futbollisti i Manchester United i bën "lëmsh" të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
Ançeloti i "vjedh" talentin Interit, futbollisti i Manchester

Merkato e janarit u mbyll pa shumë lëvizje dhe zhurmë dhe tashmë klubet i kanë vendosur syrin ndeshjeve që kanë përpara për të arritur objektivat në fund të sezonit. Megjithatë skautët e lojtarëve vazhdojnë punën e tyre duke ndjekur nga afër futbollistë të cilët mund të jenë goditje në merkaton e verës. Everton është një nga ekipet që është në ndërtim e sipër nga trajneri i tyre i ri Anceloti, ndërsa Manchester United, Inter dhe Juventus janë gjithmonë në treg për të gjurmuar talente.

Sulmuesi i krahut i "Djajëve të kuq", Tahtith Chong (20 vjeç) pritet të jetë "molla" e sherrit në merkaton që vjen. Chong i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe akordi me United duket larg. Klubi i Inter është i interesuar për 20 vjeçarin teksa më parë i kanë bërë dhe ofertë konkrete, pagë prej 1.5 milion euro në sezon e cila mund të shkojë deri në 2 milion euro plus bonuse. Megjithatë skuadra e Everton duket se është futur në garë për të prishur punë. Anceloti e pëlqen sulmuesin e ri për ta patur në ekip dhe duket se ka aktivizuar një prej shokve të Chong për ta bindur të shkoj në klubin e Everton.  Mbrojtësi i bluve të Liverpool, Nathangelo Markelo i ka komentuar së fundmi Chong në një foto në Instagram duke i thënë: Eja në Everton. Një ofertë e cila hedh dritë se diçka po ndodh në prapaskenë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga