Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Analiza e Erbim Fagut, ja ku gaboi Partizani dhe Skënderbeu në finalen e sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
Analiza e Erbim Fagut, ja ku gaboi Partizani dhe Skënderbeu në finalen

Partizani e nisi ndeshjen me një rreshtim 4-3-3. Aktivizimi i Mazrekjat nga fillimi i ndeshjes ishte një surprizë, pasi ishte menduar që nuk do t’u aktivizonte, një strategji kjo që pati sukses. Një pjesë e parë deri diku e barabartë, ku të dyja skuadrat ishin të kujdesshme për të mos pësuar. Partizani që e kishte bazuar lojen më tepër nga krahu i majtë, ku Mazrekaj dhe Trashi merreshin vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. Duke parë dhe cilesitë e Mazrekajt, shpesh herë ai mundohej të futej në duel 1vs1 me Vangjelin, ku ky i fundit ishte në lartesinë e duhur duke e ndaluar disa here. Të gjitha aksionet që Mazrekaj ndërmerte, nuk kishin mbështetje nga Trashi ose mesfushori i brëndshëm i Partizanit, për të kryer mbipozicion dhe për të dalë në situatë 2vs1 me mbrojtësin korçar. Në momentin e parë që kjo levizje u krye, Skënderbeu pesoj dhe golin, që deri në atë moment nuk ishte rrezikuar aspak. Me shënimin e golit, Partizani fitoj siguri në qarkullimin e topit dhe mund ta kish goditur sërisht Skënderbeun. Një ndeshje e mirë nga Ekuban, në çdo moment vinte në arlarm mbrojtjen korçare.

Skënderbeu e nisi ndeshjen me një rreshtim 4-2-3-1. Orelesi dhe Osmani qëndronin përpara mbrojtjes dhe James që ishte përpara tyre. Skënderbeu e filloj mirë ndeshjen me personalitet, ishte më kërkues se Partizani. Deri në momentin e pësimit të golit ishte superior ndaj te kuqve. Latifi si gjithmonë është i vetmi që mundohet të krijoj probleme skuadrës kundërshtare, por i paqartë në veprimet sulmuese. Pak skeptik për vendosjen e Orelesit dhe Osmanit paralel, mbase do ishte më mirë që Osmani të kishte të gjithë hapësirën për vete, pasi dhe ndeshjet kur është aktivizuar aty e ka pasur më të thjeshtë për të kontrolluar mesfushën.

Në pjesën e dytë Partizani bëri një ndryshim duke larguar Mazrekajn për Ibrahimin. Ky i fundit u vendos në të majtë të mbrojtjes duke shtyrë përpara Trashin. Një vendosje e tillë i jepte mundësi Partizanit që të dyfishonte markimet në krah pasi Skënderbeu e zhvendosi pikërisht lojen aty. U pa një tërheqje e Partizanit që donte ta administronte golin e shënuar dhe ti godiste korçarët me anë të kundërsulmit me Ekuban, por ishte tepër e vështirë pasi mesfushorët e kuq u konsumuan shumë në veprimet mbrojtëse. Skënderbeu perfitoj nga kjo tërheqje ku e dominoj ndeshjen deri në fund dhe mund të kishte shënuar me anë të Salihit.

Shumë gabime në pasim dhe në zgjidhje të situatave në zonat e ngushta nga ana e lojtarëve të Partizanit. Kto gabime vinin dhe si pasojë e lodhjes dhe tensionit të ndeshjes. Gabime elementare që mund ti kishin kushtuar shumë në fundin e ndeshjes.

 

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga