
Sofyan Amrabat nuk ka më dyshime sa i takon të ardhmes së tij. Marokeni ka vendosur t’i thotë “po” transferimit te Manchester United .
Pavarësisht ofertave të shumta nga Arabia Saudite, Amrabat ka vendosur të qëndrojë në Europë, teksa është në pritje të një oferte zyrtare nga “Djajtë” e Premier Leagues.
Sipas Fabrizio Romano bëhet e ditur se Erik Ten Hag pëlqen shumë karakteristikat e marokenit, i cili do të ishte një vlerë e shtuar për sezonin e ri. Kujtojmë se për Amrabat interes kishte edhe nga Barcelona, por për shkak të situatës financiare të katalanasve asgjë nuk u realizua.
Poll