
Alsid Tafili, lideri i mesfushës kuqeblu flet përpara ndehsjes së javës së katërt të kampionatit, atë kundër Korabit, e cila do të luhet në kryeqytet. Ai vlerëson kundërshtarin, ndërsa nuk i beson kundërshtarit, i cili duket i lehtë në letër.
"Natyrisht që në pamje të parë është një takim i lehtë, por nuk e mendojmë kurrsesi kështu. Edhe ne kemi ndonjë pikë të dobët, në të cilën duhet të punojmë fort për ta rregulluar në mënyrë që edhe në këtë takim të marrim një rezultat pozitiv ndaj Korabit", shprehet fillimisht Alsid Tafili, i cili luan në mesfushën kuqeblu.
I pyetur për ndërthurjen që ka bërë trajneri Armando Cungu mes lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë, ai përgjigjet pozitivisht, duke thënë: "Një pjesë e mirë e ekipit është e përbërë me djem të rinj që duan kohën e vet për t'u ingranuar me lojtarët më të vjetër në moshë dhe me kalimin e javëve besoj se ekipi ka për të qenë edhe më i fortë dhe do të paraqitemi më mirë sesa sezonet e kaluara".
Tafili shënoi në ndeshjen kundër Flamurtarit, teksa qan rastet e humbura, pasi dëshironte rezultat më të thellë. "Jam i lumtur që shënova në këtë takim, por kuptohet që më vjen keq për humbjen e dy rasteve të tjera të pastra sepse mund të kishte ndikuar në rezultatin e ndeshjeve ngaqë në ato momente udhëhiqnim 10 por për fat të mirë, ne shënuam edhe golin e dytë dhe e fituam këtë takim, çka do të na ndihmojë shumë për ecurinë e mëtejshme në kampionat".