Mallorca e Vedat Muriqit është mposhtur në transfertë ndaj Almeria. Vendasit arritën të dominonin takimin dhe arritën një fitore më vlerë për objektivin mbijetesa. Lazaro ka qenë ai që ka çuar vendasit në delir me triplentën e tij. Muriqi u aktivizua në këtë ndeshje për 70-të minuta pornuk arriti të gjente golin.
Nga ana tjetër Villareali mposht Gironën në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-1. Nëndetsja tashmë “blindon” Europa League dhe vazhdon t’i bëjë presion Real Sociedad për një vend në Top 4-shen. Këta të fundit përballen sonte ndaj kampionëve të Barcelonës.
Fitore me vlerë ka marrë dhe Athletic Bilbao ndaj Celta Vigos duke u ngjitur në vendin e 7-të, vend që të çonnë Conference League. Getafe ndalet në Elche e vendit të fundit.
Rezultatet:
[caption id="attachment_693410" align="alignnone" width="521"] Rezultatet në La Liga[/caption]