
Tirana ka prezantuar drejtoreshën sportive e cila do të ketë në dorë merkaton e klubit të femrave. Edonisa Aliu është e përzgjedhura e klubit e cila do të fillojë nga puna për të ndërtuar një ekip të denjë për të rivalizuar Vllazninë për titullin kampion.
Edonisa Aliu është e njohur në futbollin e femrave teksa ka qenë kapitenia e Ferronikelit në Kosovë dhe më pas drejtoreshë dhe zëdhënëse për mediat. Ish- mesfushorja ka qenë gjithashtu shpesh herë pjesë e paneleve televizive, gjatë diskutimeve për futboll.
-NJOFTIMI I KLUBIT-
Poll