
Presidenti I UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur gjatë ditës së sotme për situatën në Europë me futbollin dhe rinisjen e tij. Në një intervistë për “Repubblica”, Ceferin hodhi idenë e shtyrjes së kontratave, gjithashtu dhe periudhën e merkatos, ndërsa sipas tij futbolli mund të rifillojë sërish në qershor.
“Nëse klubet fillojnë të luajnë edhe ne mund t’I mbarojmë kupat tona. Gjithashtu klubet duhet të rregullojnë dhe numrin e lojtarëve për sezonin që vjen. Nëse sezoni fillon përsëri do të ishte I nevojshëm një kompromis, që kontratat të skadojnë më vonë dhe periudha e transferimeve të shtyhet. Nuk mund tit hemi një futbollisti luani me ne deri në fund të gushtit por ju atëherë nuk mund të gjeni skuadër tjetër sepse tregu është I mbyllur”, ka thënë Ceferin,