Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Ishin të pranishëm në stadiumin e Kukësit, Aleks VISHA dhe reperi i njohur rrezikojnë jetën, i shpëtojnë aksidentit fatal me 307 km/h në tunelin e Kalimashit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ishin të pranishëm në stadiumin e Kukësit, Aleks
Nuk ka kaluar ende një javë nga aksidenti tragjik i ndodhur në rreth rrotullimin e TEG me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, por sot një video e çmendur serviret në rrjetet sociale. Dy personazhet e njohur të "Tik-Tok", Aleks Visha dhe Kleviol Ahmeti shfaqen duke ecur me shpejtësi skëterrë në tunelin e Kalimashit. Ata tregojnë videon për ndjekësit e tyre, ndërsa nuk ngurrojnë të shfaqin dhe sa shënon kilometrazhi në momentin që po i drejtohen qytetit të Kukësit. Plot me 307 kilometra në orë dy të rinjtë ecin me makinën e tyre luksoze, ndërsa në fund rrezikojnë dhe një makinë përpara tyre me makinë tip benz. "Aleks na vrave, të kam vlla. Bravo Aleks bravo", dëgjohet Klevioli t'i thotë të riut që nget mjetin dhe pas frenimit gozhdë, shmang një aksident që mund të kishte rezultuar fatal. Edhe pse çdo ditë aksidentet po marrin jetë njerezish, shqiptarët me sa duket e kanë të vështirë të ndërgjegjësohen. Kujtojmë që të dy ishin sot në stadiumin "Kukës Arena" ku ndoqën nga afër ndeshjen e verilindorëve me Teutën për Kupën e Shqipërisë.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga