Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Alban HOXHA ndahet nga ÇILJETA? Këngëtarja i jep fund njëherë mirë thashethemeve: Do iu marrin gratë dhe burrat tuaj (DEKLARATA E FORTË)

Shkruar nga NEWSPORT
Alban HOXHA ndahet nga ÇILJETA? Këngëtarja i jep fund

Çiljeta Xhilaga ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për sa i përket lidhjes së saj me Alban Hoxhën. Në shtypin e shkruar bëhej me dije që këngëtarja e njohur është ndarë nga portieri i Partizanit, por diçka të tillë ajo e ka mohuar kategorikisht.

Madje, ironizon duke i bërë thirrje që të merren me familjet e tyre. Ajo thekson se nuk është ndarë nga Albani dhe përmes shkrimit të saj tregon që është e lumtur në marrëdhënien e saj me "gardianin" e njohur.

"Të dashura media që s'na latë rehat të zgjohemi nga gjumi njëherë rehat dhe të na shkojë dita mbarë. Do t'iu lutesha shumë të shihni gratë dhe burrat tuaj, familjet e juaja se duke u marrë me jetën e të tjerëve, do t'iu ikin gratë e juaja dhe burrat nga duart. Unë e kuptoj pjesën që kur je personazh je në qendër të vëmendjes për çdo gjë dhe normalisht s'keni si mbushni gazetat çdo ditë.

Por, çdo gjë e ka edhe një limit ndaj do t'iu lutesha të na leni rehat. Boll u morët: Jo video, jo u ndanë, jo u pajtunë, jo u ndanë, jo u pajtunë prap. S'na kanë ndar as videot e bëra me qëllime nga Kategoria Zh e femrave pa nivel dhe asgjë kur të ndahemi nga i madhi Zot, do t'iu lajmërojmë vetë. Ditë të mbarë të gjitha portaleve sot", ka përfunduar ajo.

[gallery size="full" columns="1" ids="320720"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga