Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Alarm te Skënderbeu para Superkupës, dëmtohet një futbollist i pazëvendësueshëm

Shkruar nga NEWSPORT

Kur korçarët po bëjnë llogaritë për trofeun e parë sezonal, në skuadër ndodh një dëmtim që largon nga formacioni një prej lojtarëve më të rëndësishëm të momentit. Bëhet fjalë për prurjen e verës, vlonjatin Hektor Idrizaj. Ky i fundit është dëmtuar në stërvitjen e paradites, e cila ka qenë me motive lehtësimi të muskulaturës, por që ka rezultuar fatale përpara ndeshjes së mbrëmjes për vlonjatin.

[caption id="attachment_11195" align="alignleft" width="300"]Hektor idrizaj Hektor idrizaj[/caption]

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka dëmtuar pulpën e këmbës gjatë seancës së paradites, ndërsa ky është lojtar që nuk i gjendet lehtë zëvendësuesi, për shkak se në krahun e djathtë kampionati shqiptar është duke vuajtur. Mendohet se lojtari që do të hidhet në fushë për të mbuluar këtë rol do të jetë Leonit Abazi, i cili luan me të dyja këmbët, por që e ka bërë edhe nën drejtimin e Josës këtë pozicion.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu