
Ekipet arabe janë ata më aktivët në këtë merkato verore. Një merkato që ka bërë bujë duke afruar emra të mëdhenj të futbollit europian, por edhe trajnerë.
Një nga ekipet që po shpenzon shumë është ekipi i Al Nassr, ku aktivizohet edhe Cristiano Ronaldo. Pasi arriti të transferonte mesfushorin e Interit dhe të Kombëtares së Kroacisë, Marcelo Brozovic, klubi i Al Nassr kërkon të transferojë një tjetër mesfushor.
Bëhet me dije se synimi i radhës i arabëve është mesfushori italian i Arsenal, Jorginho. Me ardhjen e Declan Rice duket se futbollisti italian do të dalë jashtë planeve të trajnerit Arteta dhe do ta mendonte një aventurë të re në Arabi duke ditur edhe pagat e larta të asaj lige.
Poll