Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Korabi, bashkia nesër nxjerr në shitje aksionet

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi, bashkia nesër nxjerr në shitje aksionet

Korabi është klubi që do të luajë në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm, por ka një problem jo të vogël, financat. Por, kjo çështje do të marrë zgjidhje ditën e nesërme. Sipas burimeve pranë klubit të Shqipërisë verilindore, bëhet me dije se Këshilli Bashkiak do të përcaktojë nesër shumën monetare që do të përbëjë fondin për sportin, ndërsa ekipi do të kthehet në formën e “shoqërisë aksionare”.

Pikërisht, një pjesë të aksioneve do t’i zotërojë bashkia e qytetit dhe pjesa tjetër do të hidhen në ankand për biznesmenë të ndryshëm që kanë dëshirë të jenë pronarë në klubin e futbollit, por edhe në mënyrë që arka të mbushet për sezonin e ri dhe financat të mos jenë problem për këtë ekip.

Privatizimi i klubit është konform rregullave të sportit, pasi të gjithë klubet e tjerë janë kthyer në “sh.a.”, ndërsa edhe Korabi tashmë do t’i hyjë kësaj rruge, duke parë që nuk ka zgjidhje tjetër në mënyrë që të mbajë gjallë sportin dhe arritjen më të madhe të vitit 2016, ngjitjen në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga