Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku janë përplasur dy trena. Sipas mediave greke, një tren komercial është përplasur me një tren pasagjerësh që po bënte linjën Athinë-Selanik. Përplasja e trenave ka ndodhur në Tempi, Evangjelismos, pranë Larisës, dhe ka qenë e fortë duke shaktuar daljen e vagonave nga shinat.
Sipas informacioneve paraprake raportohet për 38 viktima dhe mbi 80 persona të plagosur deri tani. Rreth 40 zjarrfikëse dhe 17 automjete të ndihmës së parë kanë shkuar në vendngjarje.
Qeveria greke ka shpallur tre ditë zie kombëtare ndërsa Federata ka anuluar ndeshjet e Kupës që priteshin të zhvilloheshin sot dhe nesër.
Poll