
Bota e motoçiklizmit në zi pasi ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare, Hugo Millan. Motorçiklisti I talentuar i lindur në 2006 pësoi një aksident i tmerrshëm këtë mëngjes në garën European Talent Cup të zhvilluar në qarkun Aragona në Spanjë.
Millan, i dyti në renditjen e kategorisë me 4 podiume dhe 2 pole pozicione, u përplas 13 xhiro nga fundi por ajo që ndodhi më pasi ishte edhe më tragjike. Në përpjekje për t'u larguar në këmbë, Millani u godit pa qëllim nga piloti polak, Oleg Pawelec në pjesën e pasme dhe në qafë.
14-vjeçari nga Huelva iu dha ndihma e shpejtë në pistëe më pas u transportua me helikopter për në spitalin e Zaragoza, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
Poll