Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Akademia kampione e Shqipërisë, Vllaznia krenohet me dy ‘prurjet’ e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Akademia kampione e Shqipërisë, Vllaznia krenohet me dy

Akademia e Vllaznisë s’ka nevojë për reklamë. Historikisht prodhimet shkodrane i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar si në kategoritë e ulëta deri te Superioria e Kombëtarja shqiptare. Vit pas viti klubi i Vllaznisë promovon talentët e akademisë dhe nuk kishte si të mungonin edhe këtë sezon.

Revolucioni i kuqebluve këtë verë prek shumë edhe akademinë teksa grupit të Migen Memellit i janë bashkuar disa lojtarë të grupmoshave U21 apo U19. Së fundmi, klubi njofton se dy të tjerë do të bashkohen me ekipin e parë.

Gledjan Pusi dhe Elidon Dulaj janë futbollistët më të ‘rinj’ të Vllaznisë. Dyshja vjen nga ekipi U21 ku u shpallën edhe kampion në këtë grupmoshë. Pusi dhe Dulaj shkëlqyen me 26 ndeshje duke shënuar 6 gola secili ç’ka kanë bindur stafin teknik për t’i bërë pjesë të ekipit të parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga