Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ajeti nuk pendohet: Ju tregoj pse zgjodha Zvicrën, e ardhmja ime në klube europiane

Shkruar nga NEWSPORT
Ajeti nuk pendohet: Ju tregoj pse zgjodha Zvicrën, e ardhmja ime në

Albian Ajeti ishte ndër lojtarët më të përfolur, pasi zgjodhi Zvicrën para Shqipërisë. Vëllai i Arlindit që përfaqëson ngjyrat kuqezi ka dhënë një intervistë për "Blick.ch", ku ka folur pa "doreza". Sulmuesi i Bazelit nuk pendohet aspak për zgjedhjen e tij teksa shprehet: "Është shtëpia e familjes sime, por megjithatë vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë. Ishte e drejtë që zgjodha Zvicrën.

Unë kam një vëlla binjak, Adonisin. Ai po luan me Kiason tani. Fati i tij erdhi tek unë. U dëmtua dhe ka luftuar shumë për t'u kthyer në futboll. Vëllai im më i madh është Arlindi, i cili u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshopers. Kemi kontakte të përditshme. Vëllezërit  janë shumë të rëndësishëm për mua", shton ai.

Në fund ndalet te e ardhmja dhe objektivi që i ka vënë vetes:

"Jam krenar që kam shënuar më shumë gola sezonin e kaluar. Personalisht, këtë e konsideroj arritje shumë të mirë. Shokët e skuadrës më ndihmuan kur panë se mund të bëhesha golashënuesi më i mirë. E ardhmja? Kam plane të mëdha, i kam vendosur vetes qëllime shumë të larta. Për momentin jam i përqendruar te Bazeli. Por, qartësisht, klubet e njohura jashtë Zvicrës mbeten qëllimi im afatgjatë", ka përfunduar ai.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga