Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ai dhe im bir janë si dy shokë", Çiljeta tregon marrëdhënien me portierin e Partizanit: Zakon nga Albani? Hedhin çorapet sa andej-këndej

Shkruar nga NEWSPORT
"Ai dhe im bir janë si dy shokë", Çiljeta tregon

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga ka bërë një rrëfim ndryshe për "Jashtë Loje" me gazetaren Sidorela Gjoni. Xhilaga tregon se prej pesë vitesh ka një marrëdhënie me Alban Hoxhën, portierin e Partizanit. Për gardianin, këngëtarja shprehet se është bërë si një shok me të birin dhe është tip sentimental dhe familjar, që qëndron aty ku ndjen dashuri.

Si është marrëdhënia e Fernandos me Albanin?

Marrdhënia është shumë e mire, janë si shok të dy. Albani i merr të dy bashkë i nxjerr bëjnë muhabete burrash të tre, mbajnë sekrete të tre. Po Fernando nuk mban sekrete. Fernando ka qenë 3 vjec kur Albani është bërë pjesë e jetës sonë. Ndaj ka ndikuar, se janë 5 vjet tani. Ka luajtur rol të rëndësishëm.

Një zakon që ka marrë nga Albani?

Nuk më kujtohet që ka ndonjë gjë. Çorapet i hedhin në shtëpi të dy. I hedh njëri këtej, tjetri andej. Këtu ngjasojnë.

Pse Çiljeta pa te Albani figurën e të duhurit?

Nuk do të kthej një përgjigje ekzakte, As unë as Albani nuk e kishim menduar këtë sepse vinim nga një marrëdhënie e mëparshme. Gjërat janë të shkruara. Cdo marrëdhënie ka të mirat e të këqijat e veta. Por kur dashuria është e fortë, cdo gjë kalohet dhe fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa njëri-tjetrin. Aty merr një vendim me veten dhe kalon në një stad tjetër.

Ka një virtyt të Albanit që pëlqen?

Mediat na kanë komentuar shumë në 5 vjet. Jo u ndanë, jo u pajtuan; jo u kap këtu; jo atje...një nga virtytet e Albanit është që është besnik dhe sentimental. Ai është natyrë që aty ku merr ngrohtësi aty rri. Eshtë familjar, ka seder shumë dhe kjo më pëlqen shumë.

Poll

Lexo gjithashtu