
Edhe pse Skënderbeu fitoi ndaj Korabit, trajneri Andrea Agostineli pranoi se nuk mbeti aspak i kënaqur nga skuadra tij.
Në pjesën parë hasëm vështirësi. Nuk e meritonim avantazhin në pjesën e parë. Nëse do të mundja, do të ndryshoja edhe 6-7 lojtarë. Nuk jam i kënaqur aspak. Vuajtëm shumë, pasi edhe mbrojtja bëri shumë gabime. Por, fitoren e merituam. Latifi? Nuk po jep më të mirën e tij. Megjithatë, pashë përmirësim tek ai në pjesën e dytë. Latifi është një super lojtar dhe mund të arrijë Kombëtaren kuqezi. Por nëse do t'i mungojë grinta s'ka për të shkuar asgjëkundi. E kaluara e Skënderbeut? Nuk dua të flas për të shkuarën, pasi në vitet e kaluara unë kam qenë në Itali. Për momentin mendoj vetëm të përgatit sa më mirë ekipin tim", deklaroi trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostineli.