
Telenovela Ibrahimoviç duket se është futur në seritë më interesante. Teksa jemi vetëm pak javë larg janarit, muaj në të cilën happen transferimet e lojtarëve, ende ish sulmuesi I Los Galaxy nuk e ka vendosur se ku do të luajë. Për këtë çështje është prononcuar edhe agjenti I tij, I mirënjohuri Mino Raiola. Ai tregon se ende nuk ka asgjë konkrete me ndonjë klub, duke qëndruar në pritje të situatës. Theksi vendoset te rëndësia që Seria A do të marrë nëse Ibra bashkohet në janar me ekipet e përfolura.
"Jam duke qëndruar në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë. Jemi të lirë dhe mund të zgjedhim çfarë të duam. Nuk përjashtoj asgjë, as një tërheqje të tij nga futbolli. Ai është në formë të shkëlqyer sportive. Nëse vendos të rikthehet në Itali, Seria A do të rritej në çdo aspekt. Loja në fushë do ishte ndryshe si edhe emisionet televizive do ndryshonin. Mund ta imagjinoni se sa njerëz do e ndiqnin kampionatin në fundjavë?", ka theksuar agjenti I suedezit.