
Agim Zeka është një nga lojtarët më të mirë të Skënderbeut dhe të Kombëtares U-19, i cili në sfidën kundër Gjermanisë arriti që të shënojë dy gola.
Pas përfundimit të takimit, djaloshi shprehu emocionet e tij, ndërsa do të ishte më shumë i kënaqur nëse kuqezinjtë do të arrinin që të merrnin pikë ndaj Gjermanisë.
"Jam i kënaqur për dy golat që kam shënuar sot. Më vjen keq që nuk morëm pikë, por më pëlqeu loja. Luajtëm ndaj një kundërshtari mjaft të fortë, i cili na vuri jo pak në vështirësi. Kam besim se do të fitojmë në ndeshjen tjetër dhe do të kualifikohemi", tha lojtari i Skënderbeut, i vlerësuar si një nga talentet e së ardhmes.
Poll