Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Agim Cana "plas" bombën, merr vendimin përfundimtar për Vëllaznimit

Shkruar nga NEWSPORT
Agim Cana "plas" bombën, merr vendimin përfundimtar për

Agim Cana i befason të gjithë. Babai i kapitenit legjendar të kombëtares Shqiptare ka vendosur të jap dorëheqjen nga posti i presidentit të Vëllaznimit.

Dënimi me 6 muaj nga Komisioni i Disiplinës për mos-ushtrim të detyrës pas deklaratave të tij në dhomat e zhveshjeve, ku akuzonte se ndeshja 'Trepça '89 - Vëllaznimi' ishte trukuar, duket se e ka detyruar ish-futbollistin e Prishtinës të jap dorëheqjen.

Burime të "Indeksonline" bëjnë të ditur që së bashku me Canën do të dorëhiqet një pjesë e madhe e kryesisë aktuale.

Cana u emërua president i "kuqezinjëve"  në janar të vitit 2018 dhe në sezonin që sapo u mbyll  synimi kryesor i tij ishte kthimi i Vëllaznimit në Superligë. Por gjakovarët nuk arritën objektivin pasi humbën 4-2 në ndeshjen vendimtare të play-out kundër Trepçës 89. 

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga