Telashe për trajnerin e Los Angeles Lakers, Luke Walton. Ky i fundit akuzohet për abuzim seksual me një gazetare.
Sipas një artikulli të publikuar në gazetën prestigjoze " Sports Illustrated", Walton është denoncuar nga gazetarja, Kelli Tennant. Duke iu referuar këtij shkrimi, Walton e ka ngacmuar Tennant në vitin 2014, ku tekniku 39 vjeçar ishte pjesë e stafit të Golden State Warriors.
Tennant thotë se ajo që ngacmuar nga Walton gjatë një interviste por ngaqë kishte turp ta thoshte publikisht nuk e kishte akuzuar në atë kohë.
Tani gazetarja, Kelli Tennant i kërkon trajnerit një shpërblim prej 200 mijë dollarë dhe nëse ai cilësohet fajtor do të shkarkohet nga stoli i Los Angeles Lakers.
Poll