
Borusia Mynshenglabah ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 kundër Frajburgut. Skuadra e Amir Abrashit ka dështuar në këtë sfidë të vlefshme për Bundeligën gjermane, pasi e ka mbyllur takimin në disavantazh të 3 golave.
Mesfushori kuqezi e nisi si titullar, por sot nuk ishte dita e duhur për të pasi nuk ishte në nivelin që jemi mësuar ta shohim me kombëtaren kuqezi. Në minutën e 87-të Abrashi la fushën e blertë, ndërkohë që rezultati i ndeshjes ishte 2-0.
Poll