Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Bashkisë së Tiranës i përfundon abonimi për Kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
Bashkisë së Tiranës i përfundon abonimi për

Shqipëria luajti dje kundër Moldavisë, sfidë që përfundoi me rezultatin 1-1, duke u kualifikuar në këtë mënyrë në EURO 2024. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho shkëlqyen dhe na bënë krenarë. Transferta në Moldavi dhe numri i limituar në stadium, bënë që shumë shqiptarë ta ndjekin atë nga televizori.

Megjithatë, Bashkia Tiranë organizoi një mini stadium në sheshin “Nënë Tereza” duke vendosur një ekran gjigant. Temperaturat e ulëta dhe shirat në vend nuk favorizuan shumë prezencën e sportdashësve. Mirëpo, si të mos mjaftonte kjo, një incident i vogël ndodhi përgjatë transmetimit të ndeshjes.

Bashkia Tiranë e Erion Veliajt kishte zgjedhur një nga operatorët privatë të transmetimit, por siç duket nuk i kishte marrë mirë masat. Në minutën e 12-të të takimit në ekranin gjigant figura u ndal teksa shfaqej njoftimi: “Abonimi juaj ka mbaruar. Ju lutem abonohuni për këtë kanal”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga