Arbër Abilaliaj u prezantua nga presidenti Gazment Demi si trajner, kur Partizani regjistronte fitore në 6 ndeshje radhazi. Një “ters” e përndoqi më pas, pasi asnjë ndeshje tjetër nuk u fitua në kampionat.
Vetëm 1 fitore, që erdhi në finalen e Superkupës së Shqipërisë kundër Egnatias(1-0), dhe që pati vlerë 1 trofe. Për kampionatin mund të thuhet se Abilaliaj filloi të vuajë presionin e trajnerit që krijohet te klubi i kampionëve në fuqi.
A do e përndjekë ky presion dhe Orges Shehin? Mbetet për t’u parë. Testin e parë zyrtar e ka kundër Teutës më 13 janar, ku do kërkohet fitorja në Superiore pas 7 ndeshjeve. Më parë Partizani do luajë dy miqësore, kundër Volendam dhe Neftchi Baku në Antalia të Turqisë, ku Partizani po zhvillon fazën përgatitore.