
Liga e Kombeve e UEFA ka shkaktuar trazim në këtë fazë të parë. Për skuadrat e mëdha ka ofruar lehtësim nga lodhja e zakonshme e ndeshjeve miqësore të ekspozuara, aq sa fansat shpesh ankoheshin si për një zbavitje nga biznesi I Ligës së kampioneve apo futbollit vendoas. Për disa nga skuadrat e mesme të futbollit evropian, u dha një mundësi për të luajtur ndeshje të rëndësishme kundër kundërshtarëve të njëjtë, ashtu sikurse edhe sigurimin e një rruge të mundshme për Kampionatin evropian të 2020. Dhe për një ekip të vogël mund të ketë sjellë momente madhështore në historinë e tyre të futbollit.
Sigurisht, historia e Kosovës në futbollin evropian daton nga viti 2016, por fitorja e fundit 4 me 0 kundër Azerbajxhanit qëndron në orët e tyre më të mira. Vendi, që deklaroi pavarësinë nga Serbia në 2008, luftoi gjatë dhe shumë për tu pranuar në UEGA dhe filloi pa asnjë lojtar, pa stadium dhe pak shpresa. Tani, ata kanë një shank për tu kualifikuar në Euro 2020.
Për shkak të pozitës së tyre të ulët, Kosova u rendit e treat në garën e National League, që përban katër liga të ndara në katër grupe, me fituesit e grupeve të garantuara të paktën në një vend - dhe kundër kombeve të tjera nga ligat e tyre ku një vend nga Liga më e ulët do të kualifikohet. Pas fitores së tyre, Kosova do të bashkohet me Bjellorusinë, Maqedoninë dhe Gjeorgjinë në një luftë për atë vend.
Sistemi mund të jetë I ndërlikuar, por në Prishtinë të gjithë e dinin sesi funksiononte. Ata hynë në ndeshje duke e ditur se një fitore do të garantonte progresin e tyre të mëtejshëm dhe stadium ishte I tejmbushur.
Arber Loxha, kryeredaktor I Kujtesa Sport, ishte në stadium. "Nëpërmjet National League, Kosova ka një shac për të kaluar në një nivel tjetër konkurrimi dhe situata duket e favorshme. UEFA po e zbaton këtë system të konkurrencës si një shank për vendet më të vogla për të përparuar në finalet e Kampionatit Evropian" tha ai.
Pasoja për një skuadër të suksesshme kosovare, përvec përfitimeve të dukshme sportive, është ajo që një skuadër e mirë mundet potencialisht të cojë në një nivel më të fortë në të ardhmen. Një nga problemet e kosovës ka qenë bindja e lojtarëve më të kualifikuar për të qenë ata pjesë kryesore.
Në të vërtetë, në ndeshjet Euro2016 midis Zvicrës dhe Shqipërisë, gjysma e atyre që luajtën mund të luanin për Kosovën, të ndarë në mënyrë të barabartë mes ted y palëve. Yjet e kalibirit të Xherdan Shaqirit të Liverpulit, apo Granit Xhakës së Arsenalit, si dhe ish yllit të Manchester United Adnan Januzaj, kualifikohen për Kosovën, ndërmjet qindra të tjerëve të shpërndarë në liga të mëdha në Evropë.
Për një komb që pësoi emigrim masiv gjatë fundit të viteve '90 për shkak të Luftës së Kosovës, një gjeneratë e re, e ndërtuar nga emigrant që lëvizën si fëmijë apo që lindën pak pasi prindërit e tyre emigruan, mund të ofrojnë shtytje të madhe për talentet.
"Kur ka rezultate të mira, shancet që shqiptarët të ecin mirë në klubet evropiane për të pranuar ftesën e tyre janë më të mëdha. Shpresoj se lojtarë të rinj si Toni Domgjoni në FC Zurich psh, të vendosin të vijnë e të luajnë për Kosovën|"| thotë Loxha. Ka një gjeneratë fëmijësh të lindur në 1998 kur filloi lufta, apo pak më pas, duke qëndruar në akademitë më elitare të evropës. Ndërsa Shaqiri dhe Xhaka nuk kishin mundësi të luanin në Kosovë kur ishin të parët në dispozicion për futbollin e lartë ndërkombëtar, ky grup I ardhshëm, që ka pasur përfitime nga stërvitjet, mund të kualifikohet.
Nga ata që ishin në fushë kundër Azerbajxhanit, shumica janë rritur jashtë vendit, duke përfshirë edhe dy yjet e mëdhenj: Arbër Zeneli, I klubit hollandez Heerenveen dhe Milot Rashica, I bundesligës Ëerden Bremen. "Jam shumë I lumtur që të dy vendosen të luajnë për kosovën kur ishin shumë të rinj. Të dy ishin në zhvillim të karrierës së tyre dhe duke luajtur për Suedinë apo Shqipërinë do të dukej shumë shpërblyese për ta në atë kohë. Pavarësisht kësaj, disa lojtarë si Rashica apo Zeneli kapën shancin për të demonstruar dicka që është përtej lojës së futbollit. Shpresoj që shembulli I tyre të shërbejë për të tjerë që duan të luajnë për Kosovën. Cfarë na pëlqen më shumë pas këtyre rezultateve është se lojtarët do të përmirësojnë shancet për të qenë pjesë e këtij grupi të madh.
Perspektiva e kualifikimit është një mundësi e madhe për një vend që ka shkuar kaq larg deri tani. Në mëngjesin e lojës së tyre të parë, në Finlandë në shtator 2016, ata kishin vetëm 12 lojtarë. Për ndeshjen e dytë, u detyruan të luajnë në Shqipëri pasi asnjë stadium në Kosovë nuk ishte I përshtatshëm për futbollin ndërkombëtar. Për të tretën, ekipit iu mohua hyrja në Ukrainë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe ndeshja duhej të luhej në Poloni. Eshtë arritje mahnitëse të kesh ardhur nga një kalvar I tillë. Edhe në fillim të Ligës së Kombeve ata ishin ekipi I katërt në një grup me katër skuadra.
"Kualifikimi për në Euro2020 do të ishte një ënderr e vërtetë" përfundon Arber Loxha. "Gjithkush në Kosovë ka vuajtur gjatë këtyre dekadave, sidomos sportistët. Shumica e organizatave ndërkombëtare sportive mbajnë dyert mbyllur për shqiptarët e Kosovës dhe asnjëherë nuk është dhënë mundësia për të dhënë një shank se mund të luajnë, të ndeshjen dhe të konkurrojnë në cdo sport. Kualifikimi për Finalet do të bënte që gjithkush në Kosovë të ishte krenar dhe ti japë cdo fëmije një ëndërr për të punuar fort për shancin e vet".
Marrë nga Forbes