
Ferland Mendy dhe Antonio Rudiger
Mrojtësi i Real Madridit, Ferlan Mendy, do të rikthehet në stërvitje me ekipin për herë të parë pas 6 muajsh mungesë. 30 vjeçari ka qenë jashtë që kur u dëmtua në finalen e Copa Del Rey në prill ndaj Barcelonës dhe ka punuar individualisht në procesin e rikuperimit.
Tani, plani është që ai të integrohet ngadalë me pjesën tjetër të ekipit, duke qenë i kujdesshëm dhe duke rritur gradualisht minutat e tij në mënyrë që shanset për një problem të përsëritur të minimizohen.
Xabi Alonso ende nuk e ka provuar lojtarin që nga koha që ka marrë drejtimin e “Los Blancos”, padiksuim që ky rikthim e gëzon pa masë, pasi siç dihet Mendy prej vitesh është një lojtar i rëndësishëm te madrilenët.
Poll