
Mbrojësi i Flamurtarit, Franc Veliu ka folur për Supersport pas fitores 1-0 ndaj Tiranës ku është shprehur se nuk pranonte një barazim në këtë takim. Lojtari është shprehur se titulli për Flamurtarin është gjithmonë ndeshja e radhës.
"Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Mendoj se Tirana gjithmonë të jep vështirësi. Nuk do të doja që kjo ndeshje të mbaronte barazim, sepse nuk kemi patur rezultate të mira. Mendoj që Hasani dhe Daja kanë kualitete për të hapur probleme. Mendoj që unë në stërvitje edhe në ndeshje bëj maksimumin. Formacioni nuk kapet me fjalë, por me punë. Titulli jonë është ndeshja e radhës, të marrim maksimumin dhe të tentojmë edhe për më shumë".
Poll