
“Topi i Artë” i fituar nga Lionel Messi, i cili ishte i 8-ti për argjentinasin vazhdon të jetë temë diskutimi. Këtë herë është mesfushori spanjoll, Rodri që luan sezonin e 5-të me Manchester Cityn.
Sipas Rodri paarësisht se Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, këtë vit “Topin e Artë” e meritonte Erlinga Haaland për paraqitjet e tij fantastike që ka bërë.
“Unë përjetova një vit të jashtëzakonshëm, ky është shpërblimi im. Mendohem të qëndroj me këmbë në tokë, kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja.
Messi apo Haaland? E vështirë të përgjigjesh… Kupa e Botës është kompeticioni më i rëndësishëm, është e vërtetë dhe nuk ka dyshime për këtë. Por përfshin një muaj të një sezoni prej 7-8 muajsh. Erling është një djalë që theu të gjithë rekordet e golave në sezonin e tij të parë me ne, nuk duhet harruar ky fakt. Gjithashtu ai fitoi gjithçka që mund të fitohej.
Nuk mund ta ndaj dot unë se kush duhej ta fitonte Topin e Artë, por ai është shoku im i skuadrës dhe do të kisha dashur që të kishte fituar Erling”, deklaroi Rodri.