
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka folur në prag të takimit ndaj Napolit, e vlefshme për Superkupën e Italisë. Ai shprehet se pavarësisht luhatjeve, ka besim te trajneri Pirlo. Diçka u tha edhe për ndeshjen me Interin, e cila u humb 2-0.
"Pirlo është trajneri ynë dhe kemi besim të plotë tek ai. Kemi zhvilluar disa ndeshje shumë të mira, të tjera jo edhe aq, por një rendimet i tillë është normal duke marrë parasysh faktin që po luajmë çdo tre ditë.
Sonte do të japim maksimumin, duam ta fitojmë këtë trofe. Cuadrado është një rikthim i rëndësishëm, jemi të lumtur që u rikthye. Interi? Nuk luajtëm mirë, por nuk kemi kohë të merremi me atë takim" - Tha Paratici.
Poll