Alpinistja shqiptare, Uta Ibrahimi ia ka dalë të ngjisë para pak orësh lartësinë prej 8090 metra në Himalaje. Paçka motit të keq, borës dhe vështirësive të frymëmarrjes prej lartësisë, vajza nga Prishtina ka “pushtuar” majën e lartë në Annapurnan.
Udhëtimi nuk ishte pa vështirësi, teksa temperaturat e ulëta kanë detyruar grupin e alpinistëve që të stacionohej për pak kohë në një kamp, teksa nuk janë ndalur duke arritur pak orë më vonë majën prej 8090 metra, në zonën e Nepalit. Pas mbërritjes në majë dhe festës legjitime, grupi i është drejtuar zbritjes në zonë të sigurt para dy orësh.