Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

8 gola në 13 ndeshjet e fundit, Rey Manaj fut në ‘hall’ Sylvinhon

Shkruar nga NEWSPORT
8 gola në 13 ndeshjet e fundit, Rey Manaj fut në ‘hall’

Rey Manaj ka rigjetur formën e tij më të mirë në Turqi. Sulmuesi shqiptar qëndroi gati 8 muaj pa skuadër duke dalë totalisht nga ‘busulla’ e Kombëtares. Në fund të merkatos së verës, Manaj u transferua në Turqi te skuadra e Sivasspor. Ky kalim i ka dalë për mirë lushnjarit i cili po shkëlqen në kampionatin turk.

Bomberi 26-vjeçar ka shënuar plot 8 gola në vetëm 13 ndeshje këtë sezon, i fundit përballë gjigantëve të Fenerbahce në fundjavën që lamë pas. Forma e tij fantastike sigurisht nuk mund të lihet pa u studiuar nga stafi i Kombëtares shqiptare.

Me UEFA-n që vendosi të thirren vetëm 23 lojtarë në Europian e jo 26 siç ndodhi në periudhën post-pandemi, Sylvinho do të përjetojë një ‘makth’. Reparti i sulmit është i mbipopulluar te kuqezinjtë dhe shumë prej tyre duhet të qëndrojnë jashtë.

Rey Manaj deri tani është golashënuesi më i mirë nga lojtarët e Kombëtares pas Ernest Muçit dhe nëse vijon me këtë formë mund të ketë ndonjë shqyrtim edhe nga braziliani i pankinës kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga