Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

8 ditë nga ndeshja me Moldavinë, Sylvinho fillon të qartësojë idetë për formacionin

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare prej ditësh ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese me Moldavinë, 17 qershor, dhe Ishujtë Faroe, 20 qershor. Trajneri Sylvinho ka trajnuar deri tani një grup me pak lojtarë që sa vjen e plotësohet. Jemi 8 ditë larg nga ndeshja e parë dhe braziliani ka një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë ekipin gati.

Në mendjen e tij sigurisht është formacioni që do të përdorë. Balotazhet janë të shumtë duke filluar që nga porta me Berishën dhe Strakoshën që janë kthyer në një çështje të vogël pasi nuk kanë patur asnjë minutë këtë sezon. Megjithatë, kapiteni duket se është më i avantazhuar.

Për repartin e mbrojtjes dyshimet janë të pakta. Hysaj nga e djathta, Ismajli e Gjimshiti në qendër dhe Aliji në të majtin. Nëse nuk kemi ndonjë surprizë, kjo do të jetë prapavija kuqezi.

Në mesfushë mungesa e Gjasulës bën thuajse të sigurtë Abrashin dhe Asllanin nga minuta e parë. Megjithatë, Ylber Ramadani ka kuota të larta për ta nisur nga e para. Keidi Bare mund të jetë i treti në këtë repart, me mesfushorin e Espanyol që rikthehet pas një periudhë 3 mujore jashtë fushës për shkak dëmtimi. Nëse Ramadani luan, njëri mes Asllanit dhe Bares e nis nga stoli.

Në sulm dyshja UzuniCikalleshi është e blinduar dhe mbetet vetëm anësori i djathtë për t’u përcaktuar. Sipas të gjitha gjasave, duke parë edhe kontigjentin, Sylvinho pritet të përdorë sërish Jasir Asanin i cili e nisi titullar edhe me Poloninë. I vetmi sallaks në repartin ofensiv, ishi Partizanit ka një avantazh më shumë se shokët e tjerë.

-FORMACIONI I MUNDSHËM-

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga