Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

70 milionë euro nga Arsenali, talenti 21-vjeçar: Faleminderit Brighton

Shkruar nga NEWSPORT
70 milionë euro nga Arsenali, talenti 21-vjeçar: Faleminderit

Caicedo dëshiron të largohet nga Brighton. Pas ofertës së Arsenalit prej 70 milionë eurosh, 21-vjeçari ka bërë një deklaratë që duket si një lamtumirë.

Siç shkruan Fabrizio Romano, destinacioni do të jetë pikërisht skuadra e "Topçinjve". Talenti i Brighton është shprehur:

“I jam mirënjohës z. Bloom dhe Brighton që më dhanë mundësinë të vij në Premier League dhe ndjej se kam bërë gjithmonë më të mirën për ta. Unë gjithmonë luaj futboll me buzëqeshje dhe me zemër. Unë jam më i riu nga 10 vëllezërit e motrat në Ekuador.

Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të jem lojtari më i dekoruar në historinë e Ekuadorit. Jam krenar që jam në gjendje të sjell një tarifë rekord transferimi për Brighton, e cila do t'i lejonte ata ta riinvestonin atë dhe ta ndihmonin klubin të vazhdojë të jetë i suksesshëm.

Tifozët më kanë marrë në zemrat e tyre dhe ata do të jenë gjithmonë në zemrën time, kështu që shpresoj që ata të kuptojnë pse dua të shfrytëzoj këtë mundësi madhështore”, ka thënë ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga