Arsenali është një nga skuadrat pretendente për të fituar titullin kampion në Premier League këtë sezon. Por “Topçinjtë” në 3 javët e fundit në kampionat kanë siguruar vetëm 1 pikë, duke humbur kështu kreun e renditjes.
Për këtë Mikel Arteta ka kërkuar nga drejtuesit përforcime në merkaton e janarit, në mënyrë që të ketë më shumë alternativa zgjedhjeje. Një nga të preferuarit e timonierit të “Emirates” është Amadou Onana.
Mesfushori po zhvillon një sezon fantastike me Evertonin, ku është në titullar i padiskutuehëm . Arsenali është i gatshëm të shpenzojë 60 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, i cili është një “dëshirë” e Artetas. Mbetet të shihet nëse Everton do të tundohet nga një shifër e tillë apo do të bëjë “bblokadë” për largimin e Onanas.
[caption id="attachment_718163" align="alignnone" width="2560"] Amadou Onana[/caption]