Ditë e trishtë për familjen Cara dhe familjen e madhe Partizani. Si sot, 5 vite më parë u nda nga jeta Leo Cara, tifozi special i të kuqve që nuk mungonte asnjë ndeshje të kampionëve të Shqipërisë.
Është babai i tij, Dashamiri që i ka kushtuar disa rreshta birit të vet duke emocionuar gjithë mbështetësit e kuq. Në facebook-un e vet, ai shkruante:
“Sot, 5 vite pa ty biri im!
Ishin kohët ku sfidonim ftohtin, të nxehtin dhe ishim të pranishëm në çdo ndeshje të Partizanit. Ishim aty të palodhur me karrocën tënde, ishim aty të palodhur me sëmundjen tënde. Ishim kudo për ty, për atë kënaqësinë që të jepte fusha e gjelbërt biri im. Nuk kam më fjalë për të thënë për ty, na mungon shumë. I paharruar qoftë kujtimi yt, biri im LEO!”
[caption id="attachment_707677" align="alignnone" width="475"] Postimi i Dash Carës[/caption]