
Në pasditen sportive, në një konferencë të hapur me gazetarë dhe protagonist të futbollit shqiptar, Karlo Ançeloti ka pritur dhe i ka dhënë përgjigje pyetjeve të gjithë të pranishmëve. Kanë qenë të shumtë pjesëmarrësit në këtë pasdite të këndshme. Giani De Biasi dhe stafi i tij kanë qenë të ulur në rradhën e parë ndërkohë që më pas në rradhë vinin trajnerët e Superligës si dhe president të shumtë klubesh apo drejtues të lartë të ekipeve të Superligës. Gazetarët sportiv nuk kishin si të mungonin. Lista ishte e gjatë me pjesëmarrës si Endi Tufa, Glendi Nallbani, Fatmir Mëneri, Hygerta Sako, Dritan Shakohoxha, Gerti Çarçani, Gëzim Sinemati, Edi Manushi, Sidorela Gjoni, Altin Sulçe apo dhe të tjerë që ndoqën, mbajtën shënime dhe I bënë pyetje mister Ançelotit.