
Tashmë janë mbyllur 2 fazat e para të Superiores. Kukësi u shpall kampion dimri duke u renditur në vendin e parë me 36 pikë, duke u ndjekur nga Partizani i Starovës me 35 pikë. Në vend të tretë u rendit Skënderbeu, ndërsa bardheblutë në vendin e katërt. Megjithatë Skënderbeu shihej si një nga pretendentët kryesorë për të fituar sërish Superioren. Por, ajo që të besuarit e Agostinelit dhanë në fushën e blertë ishte shumë larg pritshmërive. Në 6 ndeshje të zhvilluara me rivalët për titull, Skënderbeu ka fituar vetëm 1, dhe në 2 të tjera ka dalë në barazim. Në këtë mënyrë skuadra e Agostinelit ka marrë 5 pikë nga 18 të mundshmet në 6 sfida.
Ndeshjet e zhvilluara me rivalët:
Tirana - Skënderbeu 2-1
Skënderbeu - Kukës 0-0
Partizani - Skënderbeu 0-0
Skënderbeu - Tirana 2-0
Kukësi - Skënderbeu 2-0
Skënderbeu - Partizani 1-2