Arsenali është një prej ekipeve pretendente për të fituar titullin kampion në Premier League, por paraqitjet e javëve të fundit në kampionat kanë zhgënjyer tifozët. Skuadra ka pësuar 3 humbje dhe kjo ka bërë që të humbë terren për kreun e klasifikimit.
Në këto kushte Mikel Arteta ka kërkuar urgjentisht afrime dhe i piketuarin i drejtuesve është Borja Mayoral. 26-vjeçari është një lider te Getafe, ku ka shënuar 12 gola në këtë sezon. “Topçinjtë” kanë bërë ofertën fillestare për të, që kap shifrën e 25 milionë eurove, por që janë refuzuar.
Skuadra spanjolle nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari i saj, nëse në drejtim të tij vijnë oferta poshtë 45 milionë eurove. Kujtojmë se Getafe e bleu për 10 mln euro nga Reali në vitin 2022.
[caption id="attachment_718766" align="alignnone" width="1900"] Borja Mayoral[/caption]