
Andrea Ianone është përjashtuar për 4 vite nga garat e motoçiklizmit. Piloti italian është dënuar pasi rezultoi pozitiv në analizat anti-doping. 31-vjeçari e ka pësuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, pasi u pranua kërkesa e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (ËADA) që piloti të përjashtohej.
Në analizat e tij është gjetur një substancë e palejuar si drostanolon. Avokatët ngritën pretendime se klienti i tyre (Ianone) e kishte përdorur suplementin në fjalë për shkak të ushqimit të kontaminuar. Por kjo është hedhur poshtë nga CAS-i duke përjashtuar 4 vite pilotin italian.
Poll