Arbër Abilaliaj duhet të bëjë llogaritë dhe me kartonët e verdhë, përveç dëmtimeve që po e shoqërojnë në mbrojtjen e Partizanit. Është katër numri i lojtarëve titullar, që rrezikojnë të mos luajnë ndaj Kukësit nëse ndëshkohen me Skënderbeun.
Bëhet fjalë për Sembenen, Muratajn, Atanaskoskin dhe Mehmetin. Të katërt këto lojtarë ishin titullar me Teutën, teksa kanë dhënë kontribut në mbrojtje gjatë ndeshjeve të fundit.
Duke pasur tre kartonë të verdhë, një tjetër do i linte jashtë në ndeshjen ndaj Kukësit. Kujtojmë se sfida me Skënderbeun luhet të hënën ora 17:00 dhe është e vlefshme për javën e 16 të Superiores.
Poll