Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

4 milionë paund në mes, çfarë po ndodh me Armando Brojën?

Shkruar nga NEWSPORT
4 milionë paund në mes, çfarë po ndodh me Armando

Armando Broja nuk mori asnjë minutë në ndeshjen e sotme, që Fulham fitoi 1 me 2 ndaj Manchester United. Dhe pse qëndroi për minuta të tërë në nxemje, trajneri i Fulham nuk e preferoi. Sulmuesi shqiptar u afrua nga Chelsea me formulën e huazimit për pjesën e dytë të sezonit.

Një klauzolë prej 4 milionë paundësh do aktivizohet, nëse Broja nuk fillon 10 ndeshje të Premier League si titullar. Fakt është se kanë mbetur 12 ndeshje dhe sulmuesi shqiptar duket larg të qenit titullar.

Në 4 ndeshje të Premier League që Fulham ka luajtur deri më tani me Brojën si pjesë të skuadrës, ky i fundit mori disa minuta në dy ndeshjet e para. Në të vetmen ku nuk ishte as i grumbulluar për arsye shëndetësore, Fulham humbi 1 me 2 ndaj Aston Villas.

Çfarë po ndodh me Armando Brojën? E vështirë të thuhet. Cilësitë e tij dihen në sulm pasi kjo është dhe arsyeja përse Fulham e mori, por mundësitë për të kanë qenë të pakta. Ndeshja e radhës luhet më 2 mars në shtëpi ndaj Brighton. Mbetet për t’u parë çfarë do vendosë trajneri për 22-vjeçarin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga