4 gola në 3 ndeshjet e Champions League, tifozët e Qarabag dashurohen me Redon Xhixhën
Shkruar nga NEWSPORT
Redon Xhixha po kalon një formë fantastike me Qarabag. Sulmuesi shqiptar është bërë protagonisti kryesor i kampionëve të Azerbajxhanit në kualifikueset e Champions League duke shënuar plot 4 gola në 3 ndeshje.
Mbrëmjen e djeshme, ish-sulmuesi i Tiranës shkëlqeu duke shënuar 2 golat e vetëm në humbjen e azerëve ndaj kampionëve polak, Rakow. Një supergol me kokë ku kërceu mbi të gjithë dhe një tjetër i veçantë me gjoks në rrjetë.
Tifozët e klubit janë dashuruar menjëherë me 25-vjeçarin kurbinas teksa në komentet në faqen zyrtare të Qarabag janë me dhjetra komentet në mbështetje të Xhixhës.
‘Lojtari më i mirë në vitet e fundit. Është shumë e vështirë të gjesh një lojtar me këmbë të tilla në futboll dhe me një aftësi shënimi me prekjen e parë. Ky futbollist ka një të ardhme të ndritur”, shkruan një tifoz.
‘I vetmi që luajti’, ‘Xhixha dhe Cady afrimet më të mira në vitet e fundit’, ‘Xhixha është zjarr’, janë disa prej komenteve në postin e Qarabag.