
Real Madrid është një ndër klubet më të lavdishme në botën e futbollit. Spanjollët përgjatë viteve kanë arritur të fitojnë 125 tituj deri tani dhe përkrahë këtyre trofeve janë edhe të ardhurat e grumbulluara nga sukseset kombëtare dhe ndërkombetare. Në botën e sotme, të ardhurat më të mëdha vijnë nga sponsorët dhe Real Madrid është një ndër ekipet që përfitojnë më shumë nga imazhi i tyre.
Së fundmi klubi spanjoll ka rinovuar me sponsorin kryesor, Fly Emirates deri në vitin 2026 me një rritje të konsiderueshme të të ardhurave. 80 milionë euro në vit do të përfitojnë madrilenët nga ky partneritet me kompaninë ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe që do të mbushë arkat e Real Madrid me 320 milionë euro deri në përfundim të kontratës.