Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

3 skuadra të Premier League kërkojnë Brojën, Chelsea i vendos çmim talentit të kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
3 skuadra të Premier League kërkojnë Brojën, Chelsea i
Armando Broja është gjithmonë e më larg “Stamdord Bridge”, teksa aventurës së tij te Chelsea duket se po i vjen fundi. Sulmuesi shqiptar mund të largohet nga “Blutë” e Londrës gjatë merkatos së janarit dhe për të interesime ka nga ekipe të tjera. E ardhmja e 22-vjeçari me shumë gjasa do të jetë përsëri në Premier League, pasi janë 3 ekipe angleze që kanë në plane sulmuesin. Bëhet fjalë për West Ham, Fulham dhe Wolverhampton. Në këtë situatë drejtuesit e “Bluve” të Londrës kanë menduar t’i vendosin çmim talentit të kombëtares shqiptare. Sipas mediave britanike bëhet me dije se për të lënë të lirë Brojën, Chelsea kërkon minimalisht 50 milionë funte, afërsisht 60 milionë euro. Mbetet të shihet se cila prej skuadrave të interesuara do të mund të shpenzojë një shumë të tillë për të siguruar shërbimet e Armando Brojës.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga