Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

3 ndeshje pa asnjë gol, Teuta dhe Kukësi luajnë “duelin e mbijetesës”

Shkruar nga NEWSPORT
3 ndeshje pa asnjë gol, Teuta dhe Kukësi luajnë “duelin e

Teuta dhe Kukësi hapin nesër javën e 24-t të Superiores, me sfidën që merr jetë në 16:00. Ky mund të quhet dhe dueli i mbijetesës. Kjo pasi Kukësi mban vendin e fundit, ndërsa Teuta me 2 pikë më shumë pozicionohet e parafundit.

Çfarë bie në sy mes dy skuadrave është se 3 takimet e fundit mes tyre, kanë përfunduar në barazim pa gola. Dy prej tyre janë të këtij sezoni, ku skuadrat kanë ndarë pikët.

Mbetet për t’u parë çfarë do prodhojë stadiumi “Niko Dovana”. Të dyja skuadrat vijnë pasi kanë humbur në javën e fundit. Durrsakët u mposhtën 2 me 1 nga Vllaznia, ndërsa kuksjanët u mposhtën 1 me 0 nga Skënderbeu. Të dyja këto humbje në transfertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga